06 mars 2011

Tifozët e Juves duan rikthimin e Moggit

Përderisa Juventusi edhe zyrtarisht u fut në krizë të thellë pas humbjes nga Milani në derbin e kësaj fundjave, ishin tifozët Bianconer ata që hapur kanë kërkuar rikthimin e Luciano Moggit në krye të Zonjës së vjetër.

Emri i Moggit ishte kënduar gjatë gjithë kohës nga tifozët Bianconer në stadium gjatë humbjes minimale prej 1-0, e cila u vendos nga Gennaro Gattuso i jashtëzakonshëm. Moggi personalisht ishte i pranishëm në lozhën VIP të stadiumit Comunale di Torino.

Gjatë periudhës dhjetvjeçare të Moggit në krye të Juventusit, Zonja e Vjetër ka fituar 14 tituj, katër Scudetto, Cuppën e Italisë dhe Ligën e Kampionëve.
/JUVENEWS.TK/