06 mars 2011

Ibra:”Tifozët të mendojnë për Juven, jo për të më fërshëllyer”

Tashmë kanë kaluar 5 sezone nga lamtumira e Zlatan Ibrahimovic, por publiku bardhezi nuk e ka harruar “tradhëtinë” e 2006-ës kur sulmuesi suedez la Juventusin për Interin. Sa herë që kthehet në Torino, fërshëllimat nuk mungojnë.

“Bëjnë mirë sepse më vlerëojnë, por sipas meje duhet të shqetësohen më shumë për gjendjen e skuadrës së tyre sepse une jam mirë”.

Kështu Ibra i përgjigjet kontestimeve të tifozave bardhezinj. Mbetet një dyshim. Janë fërshëllima të një dashurie të tradhëtuar apo të një urrejtjeje sportive? /fcjuventus-news/