06 mars 2011

Juve:” Për sulmin shfaqet Llorente”


Një emër i ri për sulmin bardhezi. Bardhezinjtë duken të interesuar për Fernando Llorente, qendërsulmues 26 vjecar i Athletic Bilbao dhe i kombëtres spanjolle kampione bote.

Sulmuesi spanjoll është shumë i interesuar për një transferim të tijin në Itali, ku kërkon të përballet me një skenë të rëndësishme si ajo e Serie A, por për të është i interesuar edhe Manchester United.

“Djajtë e Kuq” janë të gatshëm të ofrojnë 40 milion euro për të patur shërbimet e tij vitin e ardhshëm. Me këto shifra nuk mund të konkuronte kurrsesi, por duhet të pritet edhe disa muaj për të kuptuar se cilat janë qëllimet e vërteta të ekipit torinez në lidhje me lojtarin spanjoll. /fcjuventus-news/