21 mars 2011

Serie A: Formacioni i javës

Java e 30-të e Serie A ishte tejet interesante ku vlen të përmendet humbja e Milanit kundër Palermos, dhe pikërisht në këtë javë është hapur edhe zyrtarisht gara për Scudetton.

Palermo në stadiumin Renzo Barbera ka mposhtur liderin Milan me rezultat 1-0, dhe këtë gabim të Rosonerëve shumë mirë e ka shfrytëzuar Interi i cili ka mposhtur në shtëpi Leccen me rezultat 1-0.

Juventusi më në fund i është rikthyer fitoreve pasi në shtëpi ka mposhtur Brescian me rezultat 2-1.

Formacioni: 4 – 3 – 3

Portier

Sirigu (Palermo)

Mbrojtësit

Zaccardo (Parma)
Migliaccio (Palermo)
Dainelli (Genoa)
Balzareti (Palermo)

Mesfushorët

Krasic (Juventus)
Inler (Udinese)
Vargas (Fiorentina)

Sulmuesit

Totti (Roma) (Lojtari i Javës)
Cavani (Napoli)
Del Piero (Juventus)

Lojtari i kësaj jave në Serie A është zgjedhur, Fransesco Totti.
/JUVENEWS.TK/