22 mars 2011

Roma pas Buffon?

Roma raportohet se është e gatshme të harxhojë para të majme për të transferuar Gigi Buffon nga Juventusi gjatë verës.

Leggo shkruan se pronari i ri i Romës, Thomas Di Benedetto, e dëshiron Buffon si një prej emrave të mëdhenj që do të arrijnë në fund të sezonit.

Di Benedetto është ankuar për kualitetet e Alexandre Doni dhe e sheh Buffon, 33-vjeçar, si një portier i cili do ta çojë Romën drejt një periudhe të re.

Roma është e gatshme të ndërhyjë derisa Juve tenton të bindë Buffon të pranojë zvogëlim të pagës aktuale. Biankonerët dëshirojnë që Buffon ta reduktojë pagën e tij nga 5.5 milionë në 3.7 milionë euro.

Është interesante të thuhet se dy miqtë më të mirë të Buffon janë yjet e Romës, Francesco Totti dhe Daniele De Rossi.
/JUVENEWS.TK/