22 mars 2011

Bufon: "De Rosi do të na mungojë shumë"

Bufon është i lumtur për rikthimin në skuadrën kombëtare dhe duket shumë optimist: "Nga këto ndeshje presim përgjigje të mira, duke parë që kundër Gjermanisë kemi kryer një ndeshje të mirë.

Do të mbërrijnë sinjale të rëndësishme, por nëse do të arrijmë të fitojmë të dy ndeshjet do të ishte shumë mirë.

De Rosi dhe Baloteli jashtë?

Unë nuk kam qenë kur është folur për kodin etik. Sigurisht, është një zhgënjim të mos kesh në skuadër dy lojtarë kaq të rëndësishëm dhe një mesfushorë si Daniele De Rosi, që në të tilla ndeshje bën gjithmonë diferencën. Por, nëse kodi është ky duhet ta respektojmë".
/JUVENEWS.TK/