Mbrojtësi i Portos, Rolando është afër marrëveshjes me skuadrën italiane Juventus, raportojnë të mërkurën mediat italiane.
“Zonja e Vjetër” gjatë verës e ka në plan të sjellë disa përforcime në skuadër. Juve repartin e mbrojtës synon ta forcojë me portugezin Rolando, i cili në këtë sezon garash ka treguar performancë mjaft të mirë me skuadrën e Portos.
Ekipi portugez për Rolandon kërkon 18 milionë euro, ndërkaq raportohet se Juve do të ofrojë 15 milionë euro për mbrojtësin portugez. /JUVENEWS.TK/