02 mars 2011

Nje lajm qesharak: Samuel Eto “nuk ka as” 40 euro


Mund te paguhesh edhe me miliona euro. Mund te marresh mbi 200 mije euro ne jave por gjithsesi per disa njerez nuk jane shume.

Nje rast per tu cuditur ka ndodhur ne fakt me sulmuesin kamerunas te Interit Samuel Eto. Pas venies se gjobes prej 40 eurosh (per shkak se kishte lene makinen ne vend te gabuar) nga nje police qarkullimi e cila bente kontrollin e perditshem, ne vend qe “ta pranonte me kenaqsi”, kamerunasi ka bere nje gjest qe ka lene pa fjale edhe vet policen.

Ai i eshte lutur qe te mos ja vinte gjoben. Pas kesaj thuhet se policja ka filluar te qeshte dhe i ka thene Etos qe rregullat jane njesoj per te gjithe dhe nuk mund ti kundershtoje.

Ne te vertet Eto nuk eshte kurnac per 40 euro, por behet nje pyetje: Valle kaq i mir mund te jete si njeri qe nuk do ja lejonte vetes nje gabim te tille, pra venia e makines ne nje vend te gabuar?
/JUVENEWS.TK/