E ndaluar të gabohet. Kjo është me pak fjalë mendimi i drejtuesve juventinë për sezonin e ardhshëm, i cili duhet të jetë sezoni i ringritjes.
Klubi bardhezi kërkon të kryesojë në kampionat dhe në Europë dhe me këtë qëllim po studion merkaton europiane për të gjetur lojtarë që do të rrisnin kualitetin e grupit. Pavarësisht drejtimit teknik, përforcimi i parë i vitit të ardhshëm duket se do të jetë me shumë gjasa Michel Bastos, mesfushor brazilian 27 vjecar që luan në rradhët e Lion.
Lojtari mund të luajë edhe si mbrojtës i majtë dhe është mbikqyrur disa herë nga vëzhguesit bardhezinj duke i bindur me dhuntitë e tij atletike dhe teknike. Bastos do të mbërrijë në Torino për rreth 16 milion euro. Me blerjen e brazilianit do të kompletohej loja e krahëve, me Bastos majtas dhe Krasic djathtas. Një nga dyshet më të frikshme ne Europë. /FCJUVENTUS-NEWS.TK/