Pas huzimit me të drejtë blerjeje të Fabio Quagliarella këtë verë, duket se Juventus do të trokasë përsëri në dyert e ekipit të De Laurentis. Sic e konfirmon edhe Sportmediaset, klubi bardhezi po monitoron situatën e Walter Mazzarri, trajner i napoletanëve, i cili po përjeton një sezon fantastik nën hijen e Vezuvit.
Zonja e Vjetër do të kthehet përsëri e madhe dhe afrimi i një tekniku që po bën një punë shumë të mirë në Serie A do të ishte tulla e parë që do të ndërtonte bazat e Juventusit të ri. Këtë vit Del Neri po zhgënjen. Projekti i teknikut friulan dhe i Marotta (edhe ai në diskutim), pas Eliminimit nga Europa League dhe Kupa e Italisë dhe humbjeve të shumta në kampionat, po shkon drejt falimentimit. Objektivi minimal është kualifikimi për në edicionin e ardhshëm të Ligës së Kampionëve, dhe me 11 ndeshje akoma për t’u luajtur duket e vështirë.
Emrat për zëvëndësimin e Del Nerit janë të shumtë, dhe në rast zhgënjimi me Milanin do të bëhen menjëherë realitet. Flitet për Conte, Lippi, Spalletti, Capello dhe Mazzarri. Ky i fundit ka shndërruar Napolin nga një skuadër provinciale në një skuadër të madhe. Pikërisht për këtë gjë ka nevojë edhe klubi bardhezi. Trajneri toskan kërkohet nga shume klube dhe Juventus është në rreshtin e parë mes tyre. /FCJUVENTUS-NEWS.TK/