04 mars 2011

Ricoli do të drejtojë supersfidën

Nesër në mbrëmje, në “Olimpiko” të Torinos, do të zhvillohet supersfida midis Juventusit dhe Milanit, e vlefshme për javën e 28-të të Serisë A. Një takim delikat si për kuqezinjtë që duan të ruajnë diferencat me Interin dhe për bardhezinjtë që nuk kanë hequr dorë nga vendi i katërt.

Për këtë arsye ky takim i është besuar arbitrit Nikola Ricoli, i cili konsiderohet një nga gjyqtarët më të mirë të Serisë A, madje për disa shihet edhe si pasardhësi i Pier Luixhi Kolinës. Ndërkohë, ndihmësit e tij do të jenë Giandai dhe Xhiordano, ndërsa gjyqtari i katërt do të jetë Romeo.
/JUVENEWS.TK/