04 mars 2011

Del Piero rrezikon stolin kundër Milanit

Në rrezik edhe Del Piero, që duket se do të ulet në stol për të pestën herë radhazi. Eshtë i mundur aktivizimi i tij në vazhdim të ndeshjes, ndoshta për të përsëritur golin e bërë në fazën e parë. Eshtë një periudhë e keqe kjo për kapitenin, i lënë të presë nga miku Andrea Anjeli ”rinovimi i Aleksit?

Në javët e ardhshme” për t’i dhënë përparësi skuadrës. Del Neri, në stërvitjen e djeshme, e ka aktivizuar sërish në krah të Iakuintës në sulm, midis rezervave, duke konfirmuar preferencën e tij për dyshen Matri-Toni. Ndeshja stërvitore është fituar nga skuadra me fanellat jeshile 3-2, falë golave të Martinez, Markizio dhe Matrit (për të bardhët kanë shënuar Grigera dhe Felipe Melo).

Por më shumë se sa golashënuesit ka rënë në sy ritmi i lartë i sfidës: përplasje të forta dhe ndonjë ndërhyrje e ashpër. Të gjithë kanë dhënë maksimumin, për të bindur Del Nerin dhe Marotën me Nedvedin që ishin buzë fushës.

Janë pakësuar shpresat për të rekuperuar Akuilanin që edhe dje ka bërë vetëm një vrapim të lehtë. Zgjedhjet në mesfushë do të jenë të detyruara: Krasiç, Melo, Markizio dhe Martinez.
/JUVENEWS.TK/