21 mars 2011

Një treshe magjike për Zonjën e Vjetër


Ole’ gazetë prestigjoze e Argjentinës është e bindur se drejtuesit e Juves do të bëjnë të pamundurën për të kaluar këtë moment të vështirë dhe po kërkojnë të rikthehen protagonistë me 3 lojtarë të klasit të lartë:

Javier Mascherano, Sergio Aguero dhe Carlos Tevez

Nëse për Mascherano-n shpresat janë të larta duke qenë se është mbyllur nga Iniesta dhe Xavi. Aguero do të ishte perfekt për Juven, por cmimi i tij nuk është i ulët. Tevez është në kontratë me City deri në 2014 dhe kërkohet nga skuadrat më të mëdha të Europës. Tevez ka pohur shpesh se në verë kërkon të largohet nga City dhe kjo është një arsye më shumë për të besuar.

Juventus, momentalisht nuk ka asnjë argjentinas në ekip dhe sipas Ole’, këtë verë mund të gjendet me 3 të tillë. Sipas Ole’ Juve duhet të tregohet e kujdesshme nga Inter që është i interesuar për të 3 lojtarët në fjalë. /fcjuventus-news/