22 mars 2011

"E ardhmja e Akuilanit? Varet gjithçka nga Juventusi"

E ardhmja e Akuilanit?

Marrëveshja është, varet gjithçka nga vullneti i Juventusit. Janë këto fjalët e shpehura nga Franko Zavalia, menaxheri i mesfushorit roman, që ka folur në mediat italiane për të ardhmen e lojtarit që ai menaxhon.

Është gjithçka e paracaktuar, tani topi kalon në këmbët e shoqërisë bardhezi: "Marrëveshja është, brenda datës 30 qershor Juventusi duhet të paguajë 16 milionë eurot, që janë paracaktuar në kontratën e nënshkruar në verë.

Vetëm skuadra bardhezi mund ta humbasë, ajo që është kryer nuk parashikon tratativa të tjera të mëtejshme". Fondamentale në këtë moment mund të jetë loja e palëve: "Sigurisht që po. Juventusi mbase dëshiron të kursejë disa para ose Liverpuli mund të synojë ta mbajë, këto janë gjëra normale. Por, ekziston një datë skadencë, është gjithçka e organizuar shumë mirë".

E vërteta është e gjitha në duart e Zavalias. Dyshimet nuk ekzistojnë për këtë çështje: "Marrëveshja është e tillë. E kam kryer unë, kështu që asnjë njeri nuk mund ta di më mirë sesa unë, letrat i kam unë. Eshtë një tratativë që është kryer me drejtorin e përgjithshëm të Liverpulit: nëse më pas do të duan të kryejnë një skonto do të shikohet, por kushtet paraprake janë paracaktuar kohë më parë".
/JUVENEWS.TK/