02 mars 2011
Raporte nga Vinovo
Pas seancës së dyfishtë stërvitore të zhvilluar dje, sot Del Neri zhvilloi vetëm një seancë në mëngjes. Shumë lajme që vijnë nga fusha.
CHIELLINI DREJT REKUPERIMIT- Chiellini stërvitej në mënyrë të diferencuar për shkak të një shqetësimi në gjurin e majtë, të shkaktuar nga një goditje gjatë ndeshjes me Bologna. Mbrojtësi bardhezi është stërvitur në mënyrë të diferencuar nga shokët e skuadrës, duke u stërvitur me përgatitësin atletik. Ai ka bërë sprinte të shkurtra dhe prekje të shpeshta të topit. Përshtypjet janë pozitive dhe mendohet se do të jetë i pranishëm kundër Milanit.
JUVE PËRPIQET TË REKUPEROJË AQUILANI-N PËR TË SHTUNËN- Në Vinovo është dukur përsëri Alberto Aquilani, i cili ka vrapuar përreth fushës së bashku me Giandonato-n. Mesfushori roman do të jetë me siguri gati për sfidën kundër Cesena, por përshtypja- sipas Sky Sport- është që stafi bardhezi do të mundohet me cdo kusht, që ta përgatisi për ndeshjen e së shtunës. Përvec Chiellini, Aquilani dhe Giandonato, në mënyrë të diferencuar është stërvitur edhe Paolo De Ceglie, i cili vazhdon programine rekuperimit.
NEDVED DHE PARATICI GJTHMONË TË PRANISHËM
- Nuk përbën lajm prania e Nedved dhe Paratici në Vinovo. Koordinatori i Zonës Teknike dhe ish-kampioni cek kanë vëzhguar stërvitjen e skuadrës Pavel erdhi kur seanca kishte filluar dhe ndoqi me kujdes miqësoren 11 kundër 11 të zhvilluar nga Del Neri.
MIQËSORE ME FUSHË TË PLOTË, VENDOS IAQUINTA- Tekniku bardhezi ka organizuar taktikisht 2 skuadra, të dyja me formacionin 4-4-2, ku morën pjesë edhe disa nga të rinjtë e Juves. Ndeshja u fitua nga skuadra e Iaquinta, me golin e tij, 1-0.
FORMACIONI: Në sulm kanë luajtur Matri-Toni nga një anë dhe Iaquinta- Del Piero nga ana tjetër. Sulmuesi kalabrez ka lëvizur shumë mirë duke shfaqur një formë të shkëlqyer. Sipas zërave, Del Neri, të shtunën do të aktivizojë Bonucci-Barzagli para Buffon dhe Sorensen me Chiellini në krahë. Traore do të luaj nëse Chiellini nuk do të rekuperojë dot. Francezi vrapoi shumë gjatë miqësores, duke lënë përshtypje shumë të mirë. Në krahët e mesfushës me shumë mundësi do të kemi Martinez- Krasic.
PROBLEME PËR PEPE- Nuk do të jetë i pranishëm i skualifikuari Pepe, që ndër të tjera, sot doli para kohe nga fusha si pasojë e një shqetësimi në kofshën e majtë. Anësori i mesfushëz juventine ishte shumë i nevrikosur për shqetësimi që po ndjente dhe kushtet e tij do të vlerësohen këto ditë. Në fund të ndeshjes, ndërkohë që skuadra po bënte streching në mesin e fushë, Del Neri ecte rreth tyre duke u ndalur dhe duke folur me ta. /fcjuventus-news.tk/