03 mars 2011

“Nedved nuk e sheh veten si trajner”

Trageti, në Itali, nuk del asnjëherë jashtë mode, por është dikush që thotë jo. Është rasti i Pavel Nedvedit, të cilin dikush e ka cilësuar si trajnerin e mundshëm të Juventusit.

Nëse të shtunën në mbrëmje bardhezinjtë humbasin në shtëpi ndaj kryesuesve të Milanit drejtuesit e klubit mund të vendosnin për shkarkimin e Xhixhi Del Nerit. “Pavel nuk ka ndërmend të bëjë rolin e trajnerit, nuk është ambicie e tij. Ai është anëtar i Këshillit Administrativ të Juventusit,” ka shpjeguar agjenti i ish-mesfushorit çek, Mino Raiola.
/JUVENEWS.TK/