03 mars 2011

Martinez, në fushë kundër Milanit

Grumbullimi i fundit për Horge Andres Martinez. Pavarësisht performancave më të dobëta nga sa pritej, e fundit në përballjen kundër Bolonjës, anësori uruguajan do të jetë pjesë e 11-shes titullare, që Xhixhi Del Neri do të hedhë ndaj Milanit kryesues.

Për t’i lënë hapësirë amerikano-jugorit bëhet shkak edhe skualifikimi i Pepes. Pikërisht në ndeshjen e fazës së parë, Martinez pësoi një dëmtim të rëndë (frakturë në këmbën e majtë), që i ka kushtëzuar padyshim të gjithë sezonin. Uruguajani duhet ta nisë ndeshjen nga minuta e parë.
/JUVENEWS.TK/