03 mars 2011

Rinovimi i Del Pieros kthehet në çështje

Atmosferë e rëndë në shtëpinë e Juves. Këtë herë nuk ka të bëjë me Del Nerin. Çështja e ditës i përket kapitenit Del Piero. Video-mesazhi i publikuar në uebsajtin e tij, në të cilin shfaqej një firmë në letër të bardhë, në lidhje me kontratën e fundit me Juven, nuk i ka pëlqyer Andrea Anjelit.

Presidenti nuk preferon të vendoset me shpatulla pas murit dhe tashmë është i irrituar. Ekziston mundësia për një rinovim të Aleksit për vitin e ardhshëm, por për të nuk do të ofrohet ndonjë post drejtuesi në fund të karrierës.

Lindin kështu debatet e para të vërteta, megjithatë, nuk është se muajt e fundit kanë qenë të mbushur me alegri. Një përmbledhje e shkurtër: Del Piero pret me padurim rinovimin e kontratës për një tjetër sezon, Juventus nuk është i bindur, mbi të gjitha për punë shifrash.

Kështu që Aleks e ka marrë situatën në dorë, duke i dërguar një mesazh tifozëve nga uebsajti i tij personal. “Për Juven jam i gatshëm të firmos edhe në letër të bardhë. E kam bërë këtë gjë në kontratën e parë të karrierës time dhe jam i gatshëm ta bëj edhe në të fundit.”
/JUVENEWS.TK/