Agjenti i Pavel Nedved, Mino Raiola, ka hedhur poshtë spekulimet se Nedved do marrë drejtimin e Juventusit nëse Del Neri shkarkohet.
“Pavel Nedved nuk ka synim të bëhet trajner.Ai nuk dëshiron të bëjë punën e trajnerit dhe kjo nuk është në listën e ambicieve të tij,” tha Raiola për Radio Mana Mana.
Del Neri është nën presion pas rezultateve të dobëta me Juventusin këtë sezonë. Juventus renditet në vendin e shtatë dhe është 17 pikë prapa liderit Milan.
Humbja e fundit ndaj Bolognas 2-0 ka bërë që spekulimet për largim të tij të mos jenë të pakta dhe si zëvendësim i tij është përmendur Nedved. /JUVENEWS.TK/