03 mars 2011

Chelsea dhe Manchester pas Sanchez‏

Zyrtarë të klubit Italian, Udineze kanë deklaruar se në klub kanë ardhë oferta marramendëse për sulmuesin Alexis Sanchez.

Raportohet se klubet të cilat kanë bërë ofertë deri më tani janë londinezët e Chelseat dhe Manchester United.

Kiliani 22 vjeçar shënoi katër gola në ndeshjen kundër Palermos të fituar më rezultat 0-7.

“Dikush tashmë ka ofruar rreth 35 milion euro, por nuk mund ta them se kush,” ka deklaruar Soldati për Sky Italia.

“Sidoqoftë, për Sanchez janë të interesuar shumë klube, nder to edhe Juventus.”
/JUVENEWS.TK/