03 mars 2011

Matri: Fanella e Juventusit jep emocione të veçanta

Alessandro Matri në të përditshmen italiane Tuttosport është shprehur se po kalon qaste të mira tek zonja e vjetër dhe se kjo e bënë të ndihët shumë mirë.

“Në çdo ndeshje që luaj, fanella e Juventusit më dhuron ndjenja të veçanta.”

I pyetur për ndeshjen e radhës kundër Milanit Matri është shprehur:

“Kam luajtur kundër Milanit shumë herë kur kam qenë në Cagliari, tash jam një lojtar i Juventusit dhe emocionet janë më të mëdha. Jemi të përgatitur dhe të koncentruar për këtë ndeshje dhe besoj se do ta japim maksimumin në fushë që ti fitojmë tri pikë kundër Milanit,” ka përfunduar Matri.
/JUVENEWS.TK/