12 mars 2011

“Napoli do Giovinco-n, Juve thotë po”

Luhet Parma-Napoli, si në fushë ashtu edhe jashtë saj, më saktë, në atmosferën e merkatos. Për Giovinco, napoletanët kanë krijuar një sondazh për të marr shërbimet e Sebastian.

Giovinco ishte objektiv i merkatos napoletane edhe disa vite më parë, por cdo gjë u ndal nga mosmarrveshjet mes De Laurentis dhe Juventusit.

Napoletanët e dinë që Juventus duhet të paguajë 10.5 milion euro për Quagliarella dhe duke qenë se Juve nuk ka mundësi të mëdha investimi, do të shfrytëzojnë Sebastian.

Kjo duket një kartë e fortë e cila do të përdoret nga Napoli këtë verë, dhe po të kemi parasysh edhe konsideratën e Marotta-s karshi Giovinco-s tashmë cdo gjë është edhe më e mundur. Marotta nuk e konsideron të domosdoshëm Giovinco-n. /fcjuventus-news/