12 mars 2011

Juve kërkon Lennon!


Klubi italian, Juventus kërkon të transferojë super-lojtarin e Tottenhamit, Aaron Lennon i cili ishte fantastik në këto sezone sa qëndroi te Gjelat.

Këtë lajm e ka bërë të ditur Talksport ku ka raportuar se Juventusi është i gatshëm të bëjë një ofertë prej 20 milion funte për të transferuar Aaron Lennon i cili pati performanca të mira me Tottenhamin në këtë sezon.

Lojtarët e Tottenhamit në këtë sezon janë duke u kërkuar me ngulm nga top-klube evropiane ku përpos Lennon në fund të sezonit nga klubi anglez mund të largohet edhe Gareth Bale, Luka Modric dhe Van Der Vaart.
/JUVENEWS.TK/