12 mars 2011

Lippi sante zavendëson Del Nerin?

Marcello Lippi, mund që nga sante në mbrëmje të jetë trejner i Zonjës së Vjetër duke zavendësuar Luigi Del Nerin.

Juventus sante udhëton drejt Cesenës dhe në rast të humbjes, e cila do të ishte e katërta radhaz për skuadren nga Torino, do të thonte fundi për Del Nerin edhe pse ai është shumë i bindur se puna në pankinen e Juventusit është e sigurt.

Si zavendësim i përkoshëm i Del Nerit, përmendet emri i Marcello Lippit, i cili do ta dërgonte skuadren drejt përfundimit të stinorit dhe do të shikonte projektin dhe mundësin për të vazhduar të punoj me Zonjen e Vjetër.

Sic na informojn mediat italiane për Lippin nuk do të ishte asgjë për të vazhduar me ish skuadrën ku Lippi fitoj gjithçka.

Kurse emrat të cilët përmenden që ta zavendësojn Del Nerin vetëm po shtohen, më heret janë përmendur emrat e Nedvedit, Viallit, Contes, Spalletit, Gentile, Deshamp por si emër i ri përmendet edhe Luis Van Gall, mirpo ai ka disa prioritete tjera.
/JUVENEWS.TK/