02 mars 2011

Moratti: Juve do ta mposht Milanin!

Presidenti i Interit, Massimo Moratti ka thënë se derbi ndërmjet Juventusit dhe Milanit do të jetë shumë interesant por do të jenë Biankonerët ata që në fund do të dalin fitues nga kjo ndeshje.

Juventusi është në formë katastrofale në këtë sezon ndërsa në dy ndeshjet të cilat i ka zhvilluar kundër Lecces dhe Bolognas ka pësuar me rezultat 2-0, por pavarësisht kësaj Moratti beson se Juve do ta mposht Milanin në derbin e javës së 28-të të Serie A.

“Unë mendoj se Juventus është i rrezikshëm në ndeshjet e mëdha, dhe do të kërkojë një rezultat pozitiv nga ky takim”, tha Moratti.
/JUVENEWS.TK/