
"Nuk besoj, se do të jetë decizive, është shprehur Morati, duke hyrë në zyrat e Komitetit Olimpik italian në Milano, por ndërkohë gjithçka që është krijuar është zbavitëse, po fillon të bëhet shumë interesante".
Napoli ka dalë i ridimensionuar nga ndeshja në San Siro?
"Skuadra e drejtuar nga Maxarri, ka theksuar Morati, nuk është jashtë nga gara për titullin kampion. Kanë zhvilluar një ndeshje të dobët të hënën, por kjo nuk largon Napolin nga gara për titullin, duke parë që kanë kryer një punë të madhe deri në këtë moment të sezonit".
Në këtë fund sezoni "ne shpresojmë të rikuperojmë pikë, ka përfunduar komentin e tij numri një zikaltër. Kërkojmë të bëjmë më të mirën tonë, kemi ndeshje të vështira përpara. Për kë do të bëj tifo të shtunën në Juventus-Milan? Nuk kam menduar akoma". /JUVENEWS.TK/