Është zhvilluar një takim i gjatë kokë më kokë në selinë e Juventusit, ndërmjet presidentit bardhezi Andrea Anjelit, administrarorit të deleguar Bepe Marrota, këshilltarit Pavel Nedved dhe trajnerit Luixhi Del Neri. Në këtë takim, që është zhvilluar në përfundim të mbledhjes së këshillit të aksionerëve të klubit, drejtuesit bardhezi kanë ekzaminuar me trajnerin situatën e skuadrës, duke parë rrëzimin që kanë pësuar të shtunën e shkuar me Bolonjan, duke i përsëritur besimin e shoqërisë dhe në të njëjtën kohë i kanë treguar nevojën immediate për të ndryshuar rezultatet e skuadrës.
Bufon mbron Del Nerin
Pavarësisht periudhës negative që është duke kaluar skuadra e tij dhe trajneri bardhezi, portieri i Juventusit, Xhianluixhi Bufon, mendon që duhet të vazhdohet me trajnerin aktual Luixhi Del Neri: "Mendoj, që trajneri duhet të qëndrojë, është shprehur lojtari juventin, duke folur për mediat italiane nga Milano ku ndodhej për një ceremoni sportive. Projekti i jepte besim maksimal trajnerit, dhe është e drejtë që të qëndrojë deri në përfundim të sezonit". Bufon ka shpjeguar se, "në momentin që zbresin në fushën e lojës çdo lojtar përtej faktit nëse e vlerëson ose jo një trajner, kërkon të japë maksimumin në punën e tij, atë për të cilën janë paguar. Problemet e tjera mbeten jashtë fushës së lojës. Të gjithë lojtarët e vlerësojnë trajnerin Del Neri, deri në momentin e fitores kundër Interit flitej për një sezon të bukur". Për të ardhmen duhet të pritet fundi i sezonit siç shprehet numri një juventin: "Më mirë të luajmë çdo ndeshje sikur të ishte një finale. Llogaritë do t'i kryejmë pas dy muajsh dhe mendoj, që ata që duhet të bëjnë llogaritë nuk duhet të jenë lojtarët".
Optimizmi
"Duhet të kërkojmë të zbresim në fushën e lojës, ka vazhduar Bufon, pa atë gjendje si në funeral që zakonisht ekziston në këto momente delikate në çdo skuadër. Duhet optimizëm dhe alegri për t'i treguar trajnerit dhe tifozëve që dëshirojmë të kryejmë diçka të rëndësishme". Ndeshja kundër Milanit të shtunën në mbrëmje do të jetë decizive: "Nëse të shtunën do të arrijmë të gjejmë atë lojë të mirë që kemi treguar në disa ndeshje dhe të ndryshojmë ritëm, atëherë jam i sigurtë se ky sezon nuk do të jetë si ai i vitit të shkuar. Nëse nuk duhet të jetë kjo forcë është e qartë, që do të përsërisim një sezon që asnjë nuk dëshironte ta përsëriste". Gjithsesi, nuk ka vetëm një arsye për këtë situatë që po kalon skuadra bardhezi: "Kur mbërrijnë momente të tilla ka shumë motive. Kemi gabuar ndeshje të rëndësishme, ka shpjeguar Bufon, si në Leçe dhe atë me Bolonjan. Nuk ekzistojnë probleme në skuadër. E vetmja kurë është puna dhe vetëm puna, të përmirësohemi dhe të mos mundemi nga situata dhe ambjenti negativ që është krijuar tashmë në skuadër". /JUVENEWS.TK/