12 mars 2011

Matri kërkon fitore

Sulmuesi i Juventus Alessandro Matri ka kërkuar nga shokët e skuadrës që të hyjnë në ndeshjen kundër Cesenes më vetëbesim dhe ti kthehen fitoreve në Seria A.

“Një rezultat pozitiv do na ndihmoj për ta thyer këtë periudhë të keqe. Po përballemi më një moment negativ dhe jemi të vetëdijshëm për këtë, por nuk duhet ta humbim besimin,” tha Matri.

“Nuk janë të vërtetë ato çfarë thonë njerëzit që ne nuk punojmë shumë.

Ne japim shumë nga vetja si në stërvitje ashtu edhe gjatë ndeshjes, por fatkeqësisht nuk kishim rezultat pozitiv.

Duhet të mbetemi të bashkuar, skuadra, trajneri dhe stafi, sepse kjo është e vetmja mënyrë për ta kaluar këtë.”
/JUVENEWS.TK/