12 mars 2011

Juve nuk arrin të fitojë

Zonja e Vjetër nuk ka regjistruar fitore përballë Cesenas edhe pse fillimisht pati avantazh të dyfishtë. Takimi i zhvilluar të shtunën mbrëma në Stadio Dino Manuzzi përfundoi me rezultat 2-2.

Pas një aksioni të bukur, Alessandro Del Piero e gjeti për mrekulli Alessandro Matrin, i cili shënoi për epërsinë e bardhezinjve (19’).

Ishte sërish Matri lojtari që dyfishoi epërsinë pas kthimit të topit që Del Piero goditi shtyllën (35’).

Mirëpo ndërhyrjen e Buffon, arbitri e ndëshkoi me penallti dhe nga pika e bardhë realizoi Antonio Jimenez për të ngushtuar rezultatin në 2-1(41’).

Edhe më keq për Juven u bë kur Marco Motta u përjashtua me kartonin e dytë të verdhë (43’), ashtu që mysafirët gjithë pjesën e dytë luajtën me një lojtar më pak.

Pas disa intervenimeve të bukura, Buffon nuk arriti ta mbronte edhe goditjen e Marco Parolos, i cili barazoi rezultatin (81’), për t’ia përkeqësuar punët Juventusit.
/JUVENEWS.TK/