11 mars 2011

Massimo Orlando:”Juve, duhet një mbrojtës i majtë. Vialli të mendohet mirë para se të vijë”

I ftuar në emisionin e Sky, “E’ sempre calciomercato” Massimo Orlando, ish fantazist i Fiorentina dhe Milan, ka ndalur shkurtimisht tek merkato juventine, ku ka shprehur mendimin e tij.

Orlando nuk përmend emra por tregon se cilat duhet të jenë prioritetet dhe zonat e fushës përkatëse:

“Mendoj se merkato e ardshme e Juves duhet të niset nga mbrojtja, vecanërisht nga krahët e mbrojtjes. Po të varej nga unë, blerja e parë do të ishte një mbrojtës i majtë sepse është roli ku e shikoj më të zbehtë Zonjën e Vjetër.”

Se fundmi një mendim për kalimin e Vialli tek Juventus, si zëvëndësues i Del Neri deri në fund të sezonit:

“Unë do të mendohesha 2 herë po të isha në vendim e tij. Juventus ka shumë probleme dhe është vështirë të zgjidhen nga kushdo trajner”. /fcjuventus-news/