11 mars 2011

Lajme nga Hollanda:” Capello-Juve, do të bëhet në 2012”

Mbushet me risi bashkimi i Fabio Capello dhe Juventusit këto ditë. Sipas voetbalprimeur.com, tekniku i kombëtares angleze do t’i bashkohet Juves pas Europianit të Ukrainës dhe Polonisë vitin që vjen. Andrea Agnelli ka rilidhur marrdhëniet me teknikun italian këto ditë dhe Sky Sport konfirmon se objektivi është që t’i propozohet një rol drejtuesi në shoqërinë bardhezi.

Sipas burimit hollandez, Capello mund të bëhej drejtuesi teknik i Juventusit në 2012. Kjo detyrë do ta kënaqte shumë Capello-n sepse ai vetë ka pohuar se pas Europianit kërkon të largohet nga profesioni i trajnerit. Kjo gjë bëhet reale edhe nga fakti se Marotta-s i mbaron kontrata pikërisht vitin që vjen. Capello do të mbulonte anënë teknike, e cila është e mbuluar nga pakënaqësitë rreth Marotta-s. /fcjuventus-news/