04 mars 2011

Marchisio: Milani nuk na frikëson

Lojtari i Juventusit, Claudio Marchisio ka thënë se klubi i tij nuk frikësohet nga Milani pavarësisht se Rosonerët janë lider.

Juventusi nesër pret Milanin në përballjen e javës së 28-të të Serie A, ndërsa para kësaj ndeshje Marchisio ka thënë se klubi i tij nuk frikësohet nga Rosonerët, përkundër formës së mirë të tyre.

“Kundër klubeve të mëdha ne çdo herë kemi luajtur mirë. Ne e njohim Milanin dhe ata kanë një skuadër të mirë por ne nuk jemi të frikësuar nga ata”, tha Marchisio.
/JUVENEWS.TK/