04 mars 2011

Allegri: Juventus-Milan, deçizive për Scudetto

Trajneri i Milanit, Massimiliano Allegri ka thënë se derbi i javës së 28-të në Serie A ndërmjet Juventusit dhe Milanit do të jetë deçiziv për klubin e tij në garë për Scudetton.

“Ne nuk duhet të nënvlerësojmë Juventusin. Ata e mposhtën Interin, ndërsa u mposhtën nga Lecce. Me Bolognan ata ishin të pafat. Juventusi luajti mirë kundër neve në ndeshjen e fundit.”.

“Çdo ndeshje është e rëndësishme për ne. Ndeshja e nesërme do të jetë deçizive në garë për Scudetton për ne”, tha Allegri.
/JUVENEWS.TK/