07 mars 2011

Lipi në Bajern Munih?

Ish- trajneri i kombëtares së Italisë, Marcelo Lipi mund të zëvendësoj trajnerin aktual të Bajern Munih, holandezin Luis Van Gal, raporton të hënën “tuttomercatoweb”.

Lipi, i cili ka kohë që është i “pa punë” pas përfundimit të këtij sezoni të garave mund të marrë drejtimin e “bavarezëve”, skuadër kjo që është duke garuar vetëm në Ligën e Kampionëve, për faktin se kampionët në fuqi kanë humbur hapin për titull e kampionit në Bundesligë si dhe janë eliminuar nga gara e Kupës së Gjermanisë.

Gjithashtu strategu Lipi kërkohet edhe nga skuadra italiane, Juventus.
/JUVENEWS.TK/