07 mars 2011

“Situata e Aquilanit dhe e ardhmja e Del Nerit”


Asnjë kontestim dhe shumë indiferencë. Në këtë klimë Juventusi filloi të stërvitet pas 3 humbjeve rradhazi dhe një të diele pushimi për lojtarët. Del Neri mund të ripërqafojë edhe Aquilani-in dhe Pepe-n. Ish-mesfushori i Romës ka zhvilluar një stërvitje të rëndë atletike për të rekuperuar formën më të mirë pas dëmtimit 8 ditor.

Kështu që dy lojtarët mund të aktivizohen titullarë në ndeshjen kundër Cesena. Për të ndjekur seancën stërvitore ishte edhe Fabio Paratici, koordinator i zonës teknike, i shoqëruar nga administratori i deleguar Beppe Marotta. Sipas Sky, qëllimi i drejtuesve është që të vazhdohet deri në fund të sezonit me Del Neri. Një tjetër hap fals kundër Cesena, mund të ndryshonte situatën, por më shumë se rezultati do të jetë i rëndësishëm reagimi i skuadrës.

Në rast se hidhet një tjetër hap fals, atëherë mund të ishte vetë trajneri që do të tërhiqej menjëanë si pasojë e një situate të pakontrollueshme. Gjithsesi, Juventusi po mendon që tani për sezonin e ardhshëm ku Del Neri, me siguri nuk do të jetë më në drejtimin e ekipit. /fcjuventus-news/