07 mars 2011

La Gazzetta dello Sport - Ata që kanë cilësi dhe ata që nuk e kanë

Janë 20 pikë diferencë sot midis Milanit dhe Juventusit. Kjo diferencë ka qenë e qartë në “Olimpiko” të Torinos. Kuqezinjtë vetëm sa kanë pritur pak para se të siguronin një fitore thelbësore.

Eshtë e dhimbshme të pranosh se bardhezinjtë janë në një krizë të vërtetë dhe nuk është e bukur as ta shkruash këtë, sepse këto ngjyra janë një pasuri e futbollit italian, dhe jo vetëm. Por në një situatë të tillë duhet të pranohet realiteti: nuk ka pothuajse asgjë për të shpëtuar.

Juventusi është një skuadër që e ka humbur busullën, e demoralizuar, e pafatë për të prodhuar një lojë të rrezikshme dhe për fat të keq edhe për të luftuar. Cilësia mesatare është larg nga ajo që do të dëshirohej: krahasimi me lojtarët cilësorë të Milanit ka qenë i turpshëm.

Një gjuajtje në portë, disa goditje dënimi dhe dy aksione të rrëmujshme në zonën e rreptësisë së kuqezinjve. Ka bërë shumë përshtypje mungesa e një reagimi pasi është pësuar goli: në atë moment, në të kundërt, skuadra është dorëzuar plotësisht. Thirrjet e Del Nerit nga stoli nuk kanë bërë asnjë efekt dhe duhet kuptuar pse.

Do të ishte e pamëshirshme të ndaleshim te ndihma që i kanë dhënë skuadrës lojtarë si Martinez, Matri dhe Toni, Markizio, Traore dhe Sorensen, ose te aktivizimi i Del Pieros 13 minuta nga fundi: po kur fati i keq krijon shtresa mbi limitet e një skuadre për të mbuluar çdo gjë nën një shtresë pluhuri gri dhe dorëzimi, duhet bërë një refleksion për të gjithë aspektet e ndërtimit të ekipit.

Se sa mundësi kanë drejtuesit bardhezi të ndërmarrin rrugën e duhur kjo është e vështirë të thuhet. Por për sezonin e ardhshëm do të duhet të kërkohen lojtarë cilësorë (duke filluar nga mesfusha), fleksibilitet teknik, krenari dhe vendosmëri.

Në krahun tjetër kuqezinjtë kanë përmbushur misionin pa shumë vështirësi, duke iu përshtatur në mënyrë pak të rrezikshme toneve të shuara të kundërshtarit. Mbizotërimi ka qenë i qartë nga minuta e parë deri në të fundit, por është dashur goli i parë në kampionat mbas tre vitesh i Gatuzos (dhe një gjysmëgafë e Bufonit) për të mos lënë në Torino dy pikë të rëndësishme: do të kishte qenë me të vërtet një krim ndaj një kundërshtari të tillë.
/JUVENEWS.TK/