07 mars 2011

Del Neri rrezikon, spikat emri i Vialit


Humbja e pësuar të shtunën në mbrëmje kundër Milanit në kampionat ka tronditur jo pak stolin e trajnerit Xhixhi Del Neri. Në lidhje me këtë, ja cilët janë disa nga emrat që mund të zëvendësojnë trajnerin nga Akuilea, aventura e të cilit me bardhezinjtë duket shumë afër fundit.

Emri më i përmendur, por edhe i preferuari i tifozëve, është ai i Xhianluka Vialit. Kapiteni i Juventusit, kampion i Europës në vitin 1996, aktualisht komentator televiziv i Serisë A, nuk stërvit një skuadër që nga 2002-shi kur është larguar nga Uatfordi, por historia e tij dhe njohja shumë e mirë e ambientit mund të bëjnë diferencën.

Si alternativë, janë Klaudio Xhentile dhe Pierluixhi Kaziragi edhe pse hipoteza më stimuluese është ajo që të çon te ish-mesfushori i Juventusit, Pavel Nedved. Cilado që do të jetë zgjedhja e drejtuesve bardhezinj skuadra do t’i besohet një ish-flamuri Juventin.
/JUVENEWS.TK/