Do të provohet të vazhdohet kështu deri në qershor. Në rast dështimi, vjen njëri mes Kapelos e Spaletit
Pozicioni i Del Nerit duket i paprekshëm edhe pse ai vjen nga një disfatë turpëruese në Torino ndaj Bolonjës. Brenda kësaj jave pritet të ndryshojë situata rreth trajnerit, i cili nuk pritet të rrezikojë të paktën deri në ndeshjen e së shtunës kundër Milanit.
Do të jenë pikërisht këto orë tensioni mes drejtuesve dhe trajnerit, të cilat do të vendosin fatin e këtij të fundit: “Është mëse e logjikshme që Xhixhi të jetë nën kthetrat e kësaj prove, - tha Marota. - Jemi të kujdesshëm për të kuptuar nëse pozicioni i tij i arrin nivelet e kërkuara apo jo? Në këto momente normalisht që jo pasi nuk ka arritur të japë sinjale pozitive, gjithsesi për këtë do flasim sërish”.
I AKUZUAR - Të shtunën në mbrëmje Anjeli dhe Marota u takuan me Del Nerin në dhomat e zhveshjes. “A e ndjen të vazhdosh përpara”? - e kanë pyetur këta të fundit, ndërkohë që përgjigja e tij ka qënë “po”. I bindur, i vendosur dhe krenar. Më pas rreth gjysmë ore pas mesnate ai u largua për në shtëpi i vetëm.
Kësaj radhe ka darkuar i vetëm dhe jo me Marotën dhe Anjelin sikurse e kanë traditë të mblidhen pas çdo ndeshjeje teksa ata ishin larguar para tij, madje Anjeli s’ka pasur dëshirë të flasë. Po tani? Pa përjashtuar zhvillimet e bujshme pronari po e rimban fort pas vetes sërish Del Nerin duke mos e shkarkuar, të paktën deri në fund të sezonit.
Po të shihet nga ky sens situata duket shumë qesharake pas asaj disfate të dështuar kundër Bolonjës bardhezinjtë e shohin edhe më larg një vend që të çon në Kupat e Europës. Del Neri rrezikon vetëm në rast se dështon sërish.
PROJEKTI - T’i hedhësh të gjitha tutje e të zhytesh sërish mund të shkaktojë efekte drastike edhe për sezonin e ardhshëm. Të shpëtosh të paktën një projekt, i cili po ecën para me seriozitetin më të madh do të thotë të kesh një pikë referimi të rëndësishme të paktën në elementët, që do përzgjidhen në merkaton e verës.
Ndoshta Del Neri po tradhëtohet? Aspak kur dihet se drejtuesit po i japin edhe një shans të fundit. Ndërkohë Marota bllokun e shënimeve vazhdon ta ketë të bardhë. Në këto ditë diçka pritet të precipitojë, pasi tashmë kushtet dihen dhe gjithçka mund të pritet në klub. Pas kësaj do të fillojnë të qarkullojnë emrat e rinj.
Disa thonë Nedved, që ka thënë jo, disa të tjerë flasin për Pierluixhi Kaziragin, trajner i Italisë U-21 apo dhe Klaudio Xhentilen, i cili ishte rival për stolin me Zakeronin sezonin paraardhës.
“BIG”-ËT, NË QERSHOR - Pavarësisht të gjithë këtyre ideja për një ndryshim në stol po bëhet gjithmonë e më konkrete. Që Del Neri ta evitojë diçka të tillë i duhet të fitojë 10 nga 11 ndeshjet e ardhshme, mundësia e vetme që mund ta çojë ekipin drejt një vendi në Europë.
Kjo do të ishte një mrekulli. Në rast dështimi dy janë emrat e trajnerëve që mund ta zëvendësojnë: Fabio Kapelo ose Luçiano Spaleti. I pari duhet të lirohet fillimisht nga Federata Angleze dhe ky proçes kërkon investime me peshë, i dyti ka mbyllur një kampionat të suksesshëm dhe duhet të kontaktohet para muajit mars, pasi fillon dhe kampionati rus.
Nëse asnjëra prej këtyre mundësive nuk realizohet do të merret një trajner i ri. Pa harruar Antonio Konten, një nga kapitenët historikë juventinë, i cili është vlerësuar nga tifozët bardhezinj të shtunën në “Olimpiko”. Së fundmi janë dhe emrat e Andre Vilas Boas, trajneri i Portos, i rritur në shkollën e Hoze Mourinjos. /JUVENEWS.TK/