09 mars 2011

Juventusi, gati rikthimi i figurave emblematike

Nëse do të ndodhë pas ndeshjes me Cesenën këtë fundjavë ose një javë më pas, kjo nuk ka shumë rëndësi, sepse sezoni i dështuar i Juventusit tashmë është i qartë dhe është vendosur të ndryshohet përsëri. E ardhmja e Del Nerit është e vendosur dhe, në klubin bardhezi, nuk bëhet gjë tjetër veçse po kryhen sondazhe të vazhdueshme për të sqaruar dilemën e madhe që ekziston: kujt do t'i besohet bankina për të ardhmen? Kandidatura e Xhianluka Vialit duket se është gjithmonë e më e fortë, por e reja më e madhe përfaqësohet nga Fabio Kapelo, të cilit Andrea Anjeli mendohet se do t'i besojë postin e drejtorit teknik. Për të pasur mundësi të shikojnë përpara me besim, Zonja e Vjetër është duke parë kështu pas krahëve dhe kërkon të rilexojë faqet më të mira të historisë. Rinovimi është në këtë mënyrë një lloj lifting, sepse nëse Viali në bankinë vazhdon të duket një lloj basti për t'u fituar, klubi në çdo rast është i bindur që duhen njerëz në gjendje të dominojnë një ambjent shumë të vështirë. Njerëz të fortë, për t'u kuptuar më mirë. Nga këtu ka lindur edhe ideja për të afruar përsëri Fabio Kapelon, që nuk do të kthehej për të qenë trajner, por do të ishte i lumtur të rikthehej të ishte pjesë e shoqërisë në një detyrë të ndërmjetme mes fushës së lojës dhe skrivanisë. Posti i tij ndërkohë, do të ishte pak a shumë pozicioni që mban në këtë moment Bepe Marrota, të cilit Andrea Anjeli dëshiron t'i japë të paktën edhe një shans, duke i lënë mundësinë të planifikojë edhe sezonin e ardhshëm.

Një tjetër shans ose, e parë nga një tjetër këndvështrim, një mundësi të fundit. Juventusi është i bindur që problemet që ekzistojnë nuk derivojnë nga puna e kryer nga Bepe Marrota, dhe për këtë arsye, do ta konfirmojë atë përsëri si drejtor të përgjithshëm. Nëse, ndërkohë edhe në sezonin jetër nuk duhet të shkojë gjithçka sipas parashikimeve, pas Del Nerit, të cilit i është kërkuar largimi, do të largohet edhe një tjetër kokë e rëndësishme e projektit të ri që kishin planifikuar bardhezinjtë. Por le të qëndrojmë disi tek tema Del Neri. Për ta zëvendësuar kanë qarkulluar tashmë shumë emra. Është Viali, që është shumë i mirë për ta drejtuar përkohësisht skuadrën dhe në rast se do të krijohen mundësi, janë në listë emra të mëdhenj si Deshamp, Spaleti, Konte, por deri edhe Marçelo Lipi. Ndërmjet këtyre dhe zgjedhja e drejtuesve duket se është e orientuar drejt ish-sulmuesit që, ndërkohë, i ka thënë miqve të tij të afërt se dëshiron të paktën një kontratë dy vjeçare. Francezi Deshamp, që ka drejtuar Juventusin në Serinë B, i pëlqen shumë tifozëve, që e kanë konsideruar gjithmonë si shumë pozitive punën e tij. E njëjta ide ekziston edhe për Antonio Konten që, ndërkohë, ka dështuar në eksperiencën e tij të vetme në Serinë A. Marçelo Lipi, për momentin, është vetëm një mendim edhe sepse ai, është e qartë dhe e ditur, do të ishte në balotazh me Fabio Kapelon për një rol drejtues. Në fund, ekziston edhe pista Luçiano Spaleti: Luçiano pëlqehet dhe pëlqehet shumë, por Zeniti është një skuadër e fortë ekonomikisht dhe vështirë se do ta lejojë të largohet. Dhe më pas nuk është e sigurtë, nëse Juventusi mund t'i sigurojë ish-trajnerit romanist një kontratë në nivelin e tij? Në fund, duket se ka dalë edhe pista Gasperini. Për të, Juventusi ka menduar prej disa vitesh, por në fund nuk është arritur asgjë në realitet. Mund të ketë ardhur momenti i duhur? Kjo mbetet për t'u parë me kalimin e ditëve dhe javëve se kush do të marrë përsipër të drejtojë Juventusin në sezonin e ardhshëm.
/JUVENEWS.TK/