09 mars 2011

Inter (i rras hunt) kërkon Elmander

Kampioni italian, Inter kërkon të transferojë sulmuesin e Boltonit, Johan Elmander.

Këtë lajm e ka bërë të ditur e përditshmja angleze, Daily Mirror e cila ka raportuar se Interi është duke e kërkuar me ngulm sulmuesin edhe pse ende ndonjë ofertë zyrtare nuk është bërë nga skuadra Nerazzure.

Përpos Interit për Elmander të interesuar janë edhe, Roma, Fiorentina, Lazio dhe Juventusi.
/JUVENEWS.TK/