09 mars 2011

Juve: ”Marotta nuk i lëshon pe Liverpool-it”


Një nga nyjet e shumta të lidhura me merkaton juventine të sezonit që vjen është blerja përfundimtare e Aquilani-t nga Liverpool. Kjo marrveshje duket akoma larg një përmbylljeje pozitive. Ish mesfushori i Roma, që ka munguar në ndeshjet kundër Bologna dhe Milan për shkak të dëmtimit dhe që mund të rikthehet të shtunën në ndeshjen kundër Cesena duket se është shuar në fazën e dytë të kampionatit dhe Juventus duket e paqartë rreth të ardhmes së tij.

Marotta duket se i ka idetë e qarta rreth kësaj cështjeje: Klubi bardhezi nuk do t’i ndryshojë strategjitë e tij të merkatos në lidhje me Aquilani dhe do të insistojë me Liverpool për një ulje cmimi. Juve këkron që cmimi prej 16 milion euro të zbresë në 10 ose të rinovohet huazimi për një tjetër sezon. Marotta dhe drejtuesit anglez do të takohen javët në vijim dhe nga këto takime mund të vijnë të reja të rëndësishme rreth të ardhmes së Aquilani-t, i cili e ka shprehur tashmë vullnetin për të qëndruar. /fcjuventus-news/