05 mars 2011

Juventus ndryshon hotelin para ndeshjes

Në prag të sfidës së sotme me Milanin, e vlefshme për javën e 28-të të Serisë A, skuadra e Juventusit ka vendosur të mos shkojë, siç ndodh gjithmonë në prag të ndeshjeve që zhvillohen në “Olimpiko” të Torinos, te hoteli i zakonshëm në qendër të qytetit, por te një hotel pak më i fshehur.

Ky ndryshim duket se ka ardhur nga domosdoshmëria që kanë në këtë moment lojtarët bardhezinj, të demoralizuar pas dy humbjeve me Leçen dhe Bolonjën, për të rigjetur qetësinë dhe për të kaluar në relaks orët, që mbeten para supersfidës me kuqezinjtë e Milanit.
/JUVENEWS.TK/