05 mars 2011

Matri i kërkon ndihmë tifozerisë

Sulmuesi i Juventusit, Alesandro Matri, i blerë në merkaton e janarit nga Kaljari, është i vetëdijshëm për vështirësitë që kanë tifozët bardhezinj për të mbështetur ekipin e tyre. “Nuk është e lehtë të kenë besim te ne. E kuptoj gjendjen e tifozëve, por nëse do të kenë besim, do t’i japin shumë edhe skuadrës”.

Lojtari i ri i Juventusit, i cili ka luajtur në ekipin e të rinjve të Milanit, është gati të zbresë në fushë sonte, të shënojë dhe të “festojë si një i çmendur, dhe në lidhje me këtë të fundit nuk ka asnjë dyshim”, ka përfunduar Matri.
/JUVENEWS.TK/