Forma e mirë e sulmuesit Peruan të Schalkes Jefferson Farfan ka ngjallur interesim të shumë skuadrave të mëdha dhe së fundmi të Juventusit.Juventus është në kërkim të një sulmuesi dhe drejtori sportiv Guiseppe Marotta e sheh 26 vjeçarin Farfan si blerje perfekte.
Farfan ka filluar karrierën me skuadrën Alianza Lima dhe ka bartur edhe fanellën e PSV para se të kalonte në Schalke në vitin 2008.
Veç Juventusit, për shërbimet e Farfan janë interesuar edhe skuadrat tjera si Valencia dhe Wolfsburg. Farfan ka kontratë me Schalke deri në vitin 2012 , por një ofertë rreth 12 milion euro mund ti bind drejtuesit e skuadrës Gjermane që ai të shitet. /JUVENEWS.TK/