20 mars 2011

Juventus dhe Genoa, pas Berbatovit

Juventus dhe Genoa janë të interesuar për sulmuesin e Manchester Unitedit, Dimitar Berbativ. Sipas tabloidit anglez The Sun, klubet italiane tashmë kanë biseduar me menaxherin e Berbatovit, i cili ka humbur vendin e tij në formacionin bazë nga Javier Hernandez.

Edhe pse është golashënuesi më i mirë i ekipit me 20 gola, Berbatov ishte rezervist i pashfrytëzuar në fitoren 2-1 ndaj Marseille në Ligën e Kampionëve të martën, ku Hernandez shënoi dy herë. Kontrata e Berbatovit me Manchester Unitedin skadon më 2012.
/JUVENEWS.TK/