20 mars 2011

Juve i kthehet fitores

Zonja e Vjetër ka shënuar fitore prej 2-1 kundër Brescias në Olimpico të Torinos për të kthyer sadopak vetëbesimin pas disa dështimeve radhazi.

Milos Krasic kaloi vendasit në epërsi me një ‘vole’ pas asistimit të Alessandro Matrit (23’).

Mirëpo, pa përfunduar pjesa e parë (42’), Eder barazoi rezultatin pas një gabimi të mbrojtjes bianconere.

Ikona e Juventusit, Alessandro Del Piero, kaloi dy mbrojtës në stilin e tij për të shënuar golin që rezultoi i fitores (68’).

Me tre pikët e reja, bardhezinjtë grumbullojnë 45 pikë dhe gjenden 11 pikë larg pozitës që çon në Ligën e Kampionëve, kur kanë mbetur edhe tetë javë për t’i zhvilluar.
/JUVENEWS.TK/