20 mars 2011

Chelsea i ofron Bosingwan Juventusit

Sipas raporteve nga mediat Angleze, skuadra e Chelseas i ka ofruar mbrojtësin Bosingwa skuadrës se Juventus për afatin kalimtar të verës.

Por, sipas ‘Daily Mail’ Juventus ka hequr dorë nga Portugezi Bosingwa dhe në shënjestër ka vënë mbrojtësin e Hoffenheim Adresa Beck i cili do ti kushtojë Zonjës se Vjetër gjysmë çmimi më lirë se Portugezi .

Heffenheim ka kërkuar rreth 5 milion funta për shërbimet e Beck.

Raportohet se Chelsea është e gatshme ta liroj Bosingwan për vetëm 10 milion funta edhe pse për ti siguruar shërbime te tij kishte paguar 18 milion.
/JUVENEWS.TK/