18 mars 2011

Juve:” Pirlo shumë pranë, por jo vetëm”

Duket se Liverpool nuk kërkon të ulë cmimin prej 16 milion euro për Aquilani. Aquilani do të rikthehet në Anfield për t’u huazuar më pas tek një tjetër italiane, që duket të jetë pikërisht Milan.

Shuma që Juve do të kursente nga Aquilani do të shkonin për të paguar rrogën e Pirlo-s, i cili do të vijë me parametër 0 dhe do të përfitojë afërsisht 4 milion euro për 3 vitet e ardhshme. Juve do të binte kështu ndesh me parimet e saj për tavanin e rrogave, por Pirlo është një lojtar që mund të bëjë diferencën. Problemi i vetëm i Andreas është se vitin tjetër nuk do të mund të luajë në Champions për shkaka të pozitave të vështira të Juves në klasifikim.

Gjithashtu, mësohet nga Anglia se Chelsea mposhti Juven ne merkato për 500 mijë euro. Juventus humbet kështu një talent tjetër pas Xabi Alonso, Dzeko, Pazzini, Cassano.
Nga ana tjetër Marotta ka vënë tashmë sytë tek 16 vjecari i Flamengo-s, Adryan dhe sulmuesi 19 vjecar i Racing Genk, Kevin de Bruyne, për të cilët Marotta është më i interesuar. /fcjuventus-news/