18 mars 2011

Juve: “Iaquinta dëmtohet sërisht”

Vazhdon kalvari i pafund i dëmtimeve për Vincenzo Iaquinta. Sulmuesi i Juventus ka lënë stërvitjen para kohe për shkaka të një shqetësimi në kofshën e majtë.

Iaquinta sapo ishte këthyer nga një dëmtim 1 mujor dhe duket se 32 vjecari është gjithnjë e më shumë në perëndim të karrierës dhe akoma më shumë, larg Torinos.

Prejt 3 vitesh Iaquinta nuk aktivizohet titullar për më shumë se 2 ndeshje sepse forma e tij fizike e penalizon shpesh atë. Mendohet se në fund të sezonit, destinacioni i tij i ardhshëm do të jetë Roma ose Udinese, edhe pse nuk duhen nënvlerësuar sirenat angleze.

Juventus kërkon të monetizojë me shitjen e tij, por nuk përjashtohet përdorimi i tij për të arritur tek ndonjë lojtar tjetër, si për shembull Burdisso ose Sanchez. /fcjuventus-news/