21 mars 2011

Juve pas Dani Alves

E ardhmja e Dani Alves është gjithnjë e më shumë larg nga Barcelona.

Klubi Catalan dhe lojtari deri më tani kanë dështuar të bien dakord për të zgjatur kontratën. Nga ana tjetër, deklaratat e bëra nga ish-lojtari i Sevillas nuk tregojne shenja te mira.

"Unë nuk mendoj se Barcelona ka bërë shumë për të arritur një marrëveshje për rinovimin e kontratës time. Gjithsesi i falënderoj ata për keto vitet qe i kalova në klub."

Juventusi është në kërkim të një mbrojtësi të krahut të djathtë, dhe mbrojtësi brazilian është një nga më të mirët në botë për atë pozitë. /Juventus-Fans/